AXHENDA NË BALLKAN/ Rama firmos marrëveshjet me Kosovën në Rinas: Tani pres...

AXHENDA NË BALLKAN/ Rama firmos marrëveshjet me Kosovën në Rinas: Tani pres të na takoja edhe Albin Kurti

88
0
Shares

Kryeministri Rama ka firmosur sot 13 marrëveshjet me Kosovën që duhej të ishin firmosur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë që u anulua nga Kryeministri i Shqipërisë.

Rama i firmosi marrëveshjet pa ceremoni, pa protokoll dhe pa prani mediash. Ai hodhi firmën mbi tufën e letrave në një tavolinë kafeje në Aeroport në prani të 3 nëpunësve të kryeministrisë.

Tani Kurti duhet të më presë, tha Rama referuar refuzimit për takim të Albin Kurtit deri në mbajtjen e mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Kryeministri Rama ka nisur një tur takimesh në rajon për të shpjeguar se pse Tirana u tërhoq nga Ballkani i Hapur.

Ai ka publikuar një axhendë të ngjeshur takimesh në Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd në vetëm dy ditë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY