Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë...

Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti

134
0
Shares

Kryeministri Edi Rama postoi sot në Twitter se nuk ka paralele mes 3 policëve dhe nj personi me rekorde kriminale ndaluar nga policia e Kosovës, duke bërë një hap pas në qëndrimin e tij agresiv ndaj qeverisë Kurti në trajtimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Postimi i Ramës:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY