Evidentohen në fshatin Mnelë e Vogël të Vaut të Dejës dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve.
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela”, kanë konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore u bë shpallja në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht të shtetasit N. Gj., banues në Lezhë. Vijon puna për kapjen e tij. Sipas burimeve nga Vau i Dejës shumë fshatarë kishin kuktivuat kanabis pas premtimit se nuk do u shkatërrohej nëse votonin qeverinë.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/