Vangjush Dako në bankën e të akuzuarve në kafaz. Ai doli sot në senacën gjyqësore për masën e sigurisë.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur sot në ambientetet e GJKKO, ku dhe pritet të njihet me masën e arrestit.
Ai shoqërohet nga ish-vartësitë e tij dhe biznësmenin Fiqiri Farruku. Gjyqtari që do të jap masën e sigurisë është Erjon Bani, i cili dhe firmosi urdhër-arrestet e SPAK-ut.
Vangjush Dako akuzohet për legalizim të paligjshëm të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit ndërtuar në 2010.
Studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve nga tërmeti i vitit 2019 duke dalë jashtë përdorimit.
Akuza e dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë Lekë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/