Zbulimi i Ergys martirit si organizator i mundshëm i atentatit në burgun e vaqarrit, u bë pasi ai “u tradhtua” nga furgoni, i dyshuar si i tij.
Sipas prokurorit, në vijim të hetimeve, pas sulmit me armë në burg, është bërë këqyrja e regjistrimeve të një kamere sigurie të një biznesi rreth 200 metra më poshtë vendit të ngjarjes.
“Nga këto pamje shquhet një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ i modelit ‘Vito’, me ngjyrë të bardhë.
Nga pamjet nuk shquhen targat e mjetit, por shenja të tjera dalluese të veçanta të tij”, tha prokurori.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se një furgon me shenjat dalluese, një shirit kauçuku i mangët e disa detaje të tjera, si ato të fugonit të regjistruar pranë vendngjarjes, zotërohet nga i dyshuari Ergys Kolaveri.
“Gjatë kontrollit të këtij mjeti, në pjesën e poshtme të sediljes janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, tha prokurori.
Në deklarimet e dhëna prej tij, Kolaveri ka pohuar se rreth orës 15:00 ka qenë në banesën e tij.
Sipas Prokurorisë, “shënjestër” e atentatit ka qenë i paraburgosuri Gazmir Daci, i cili ka deklaruar se ka qenë duke dalë në ambientin e ajrimit të burgut kur ka parë Lili Dulajn të shtrirë përtokë dhe të plagosur.
Përfaqësuesi i Prokurorisë në seancën e djeshme, Endrit Bimi, tha se nga hetimet paraprake janë mbledhur prova të mjaftueshme, që krijojnë dyshime se Ergys Kolaveri është autor i ngjarjes.
Prokurori citoi deklarimet e një banori të zonës nga ku pretendohet se është qëlluar me armë drejt burgut.
“Kam dëgjuar një krismë, që nuk e mora vesh se nga erdhi. Kam dalë në ballkon dhe kam parë një makinë të bardhë”, ka dëshmuar ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/