EMRI/ Vlorë, arrestohet autori i aksidentimit të turistit rus

EMRI/ Vlorë, arrestohet autori i aksidentimit të turistit rus

126
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të aksidentimit me vdekje të turistit rus, dje në Himarë. Ndërsa një ditë më parë Policia akuzoi bashkinë e Himarës për aksidentimin e turisti rus, sot ka marrë përsipër të bëjë punën (jo) të kësaj bashkie, arrestimin e autorit të aksidentit.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se ka arrestuar në flagrancë për “Vrasje nga pakujdesia”, Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçit, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus Denis Kaiumov, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.
Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t, mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjerë, me 3 motorë 275 KF secili, si edhe mjetin lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY