Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar, vihet në pranga 37-vjeçari.
Sekuestrohen 640 000 lekë të rinj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi. a.b





