Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria, deklaroi sot kreu I PD, Sali Berisha në rrjetet sociale.
Berisha thotë se se prokurorët dhe policia kanë bërë një fshehje kriminale të provave të vrasjes së vajzës nga Kenia që punonte në një kazino në Tiranë.
“Një grup zyrtarësh keriminel në polici, prokurori etj bënë gjithçka që të manipulonin çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë të 22 vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. Ata vazhdojnë në këtë rrugë duke pyetur dhe ndaluar persona të ndryshëm dhe duke rrjedhur hetimet vetëm e vetëm për të fshehur vrasësin e saj sepse ai është i lidhur në qeveri.
I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut mbasi autoritet shqiptare po fshehin kriminelin”, shkruan Berisha.
Kreu I PD e mori nxitjen për këtë postim pas publikimit të një lajmi që lidhet me hetimet për vrasjen e Aokos publikuar në Balkanëeb.
“Një tjetër punonjës është marrë në pyetje , i identifikuar si Emiljan. Punonjës i kazinosë ku punonte vajza. Në ditën kur Joy u gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit. Sipas tij punonte turn i tretë. AI ka thënë se e ka shoqëruar vajzën në disa vende ku punonte. Gjithashtu ka thënë se e ka pasur marrëdhënie pune dhe kolege, por pretendon se ka përcjellë disa herë në shtëpi , ai thotë se ka shkuar edhe në rezidencën ku qëndronte vajza.
Gjithashtu ka thënë se është ngjitur edhe në banesë dhe thotë se ka qëndruar për disa minuta me të dhe se ka konsumuar cigare. Po ashtu ka treguar se ishte vajzë e qeshur dhe se nuk e kishte parë të konsumonte lëndë narkotike. Ndër të tjera ka thënë se ka dhënë edhe gjak, kur është dhunuar. Ai nuk është pyetur më herët pasi hetuesit nuk kishte dijeni se kishte kontakte me ngjarjen, por pas ‘zbërthimit të telefonit kanë dalë në dritë detaje të reja. Është edhe një pamje filmike , që tregon se është një person se është një person që lëviz me skuter me ngjyrë të zezë, dhe ka rezultuar se edhe personi në fjalë përdorte një skuter të tillë. Por ai ka thënë se e ka blerë më vonë se sa ka ndodhur ngjarja”, raportoi gazetarja Klodiana Lala në tv neës 24.
Joy Aoko pasi u gjet e dhunuar qëndroi në koma për një kohë të gjatë, dhe më pas u transferua në një spital në Kenia ku edhe ndërroi jetë.a.b





