Sot rreth orës 10:00, në fshatin Plasë,nnë Maliq, është gjetur në rrugë, i pajetë, pa shenje dhune në trup, shtetasi B. D., 63 vjeç, banues në fshatin Plasë.
Për këtë shtetas, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Maliq, vëllai i tij, i cili ka deklaruar se 63-vjeçari ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas deklarimit të tij, B. D. vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa sot rreth orës 11:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në banesë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja A. V., 56 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtyre dy shtetasve.a.b





