Tenderi që fundosi numrin 2 të ministrisë së Shëndetësisë, sa para mori...

Tenderi që fundosi numrin 2 të ministrisë së Shëndetësisë, sa para mori nga vartësja e saj

52
0
Shares

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, dyshohet se ka përfituar disa mijëra euro, duke shpërdoruar detyrën, raporton sot top channel tv duke sjellë edhe tenderin në të cikin ajo u përfshi në mënyrë të paligjshne.

Duro, që një ditë më parë u vu në pranga pas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, ka favorizuar në mënyrë të parregullt një operator, në këmbim të shumave monetare.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se operatori i ka dhënë 330 mijë lekë sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u shpallur fitues në një procedurë prokurimi “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Paratë, Duro i ka marrë nga specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, e cila po ashtu është arrestuar, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë së Posaçme, arrestuan në flagrance në datën 02.06.2023 shtetaset J. D. dhe L. Sh., për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndaj Joana Duros, rëndon akuza “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërkohë që shuma prej 330 mijë lekësh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në zyrën e saj. tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY