EMRI/ Durrës, grindet në lokal, rikthehet dhe kërcon me armë

EMRI/ Durrës, grindet në lokal, rikthehet dhe kërcon me armë

64
0
Shares

Arma e sekuestruar

Dy persona grinden në një lokal në Durrës. Pas kësaj, njëri prej tyre ka shkuar ka marrë një armë automatike dhe është rrikthyer te banesa e tjetrit, duke zbrazur një breshëri në ajër. Polica e cila ka ndërhyrë, ka bërë prangosjen e tij.
Burime të policisë vendore, saktësojnë se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në lagjen Nr. 16/1, ku kanë arrestuar në flagrancë Gentian Dodaj 29 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi dje, rreth orës 22:45, në një lokal në lagjen Nr. 16/1, Kënetë Durrës është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Durrës.
Më pas ka shkuar në banesë të marrë armën e zjarrit automatik dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të banesës së shtetasit A. H.
Me të marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale dhe pyetjen e dëshmitarëve.
Nga kryerja e veprimeve intensive hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Dodaj është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Sekuestruar në cilësinë e provave materiale

• një armë zjarri tip automatik model 56
• një krehër me 19 fishekë
• 1 gëzhojë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY