Në orët e vona është arritur në një takim multilateral mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në praninë e Kancelarit gjerman Scholz, Presidentit francez Macron dhe përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme Borrel.
Takimi u mbajt në ambientet e samitit evropian të sigurisë në Moldavi.
Borrel ka postuar në lidhje me këtë takim:
“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani – sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrel në twitter.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/