Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.
Deri tani janë regjistruar kallzime si më poshtë:
•Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.
•Janë regjistruar gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:
– 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;
•Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.
•Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.
•Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
•I është atribuar vepra penale 25 personave.
•Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.
•Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.
•Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë, ai i Fredi Belerit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/