Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Korrupsioni në Memaliaj, si dështoi ndërtimi i ujësjellësit për shkak të korrupsionit në bashki

11/05/2023
Konflikti për pronat nuk kursen as vëllezërit, plagosje me sende të forta

Memaliaj

Share on FacebookShare on Whatsapp

Cfarë ka ndodhur e shpjegon deputetja Albana Vokshi më poshtë:

Në prill 2021, Edi Rama u shfaq në Memaliaj dhe, duke u sjellë si personazh legjendë për të inauguruar hapjen e punimeve per Ujësjellësin.

Kanë kaluar 2 vite nga inaugurimi dhe ujësjellës nuk ka. E lanë t’u ikte edhe rasti i fushatës elektorale për vendoret, gjë Edi Rama dhe Rilindasit përgjithësisht nuk ja lejojnë vetes. Ata kanë një shirit më pak për të prerë në këtë fushatë, sepse ujësjellësi është premtuar, por afera korruptive e Gjolek Gucit e ka penguar.

Korrupsioni e pazaret kanë ndalur punimet, nuk kanë ndërtuar dot as një ujësjellës, sa pashai i famshëm bëri para 200 vjetësh.

Historia, nis më 8 shkurt 2021. Kur u shpall tenderi për ndërtimin e Ujësjellësit Memaliaj, me fond limit 41 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore.

Sipas kontratës, banorët e Memaliajt do të kishin sot ujësjellësin, do të kishin ujë në shtëpitë e tyre. Por, ku ka pazare e korrupsion, nuk ka investime e shërbime.

Dy vitet kanë kaluar dhe prej disa muajsh qytetarët e memaliajt po marrin premtime të reja të cilat bëhen për të harruar gënjeshtrat e vjetra.

Por, mosmbajtja e premtimit nuk është harresë: është aferë e pastër korruptive e krerëve të bashkisë.

Për kronologji: Projektues i ujësjellësit ishte shoqëria “Artreum Generation” sh.p.k. Mos e harroni këtë emër, sepse është kyç në këtë aferë.

Disa punonjës të Bashkisë Memaliaj refuzojnë të firmosin dhe tenderi i kalohet kompanive të tjera. Kështu, kompania “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk fitojnë kontratën për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliaj në vlerën 4.2 milionë euro.

Por Gjoleka nuk mjaftohet dhe miraton dhe nje nenkontraktor, i cili do te kryejë 40% te volumit te ndertimit. Ketu rikthehemi te kompania “Artreum Generation” sh.p.k e cila u fut në tender për të marrë 1.7 milionë euro.

Nga një verifikim i dokumentacionit të kompanive, rezulton se “Artreum Generation” sh.p.k ka pronar Lorenc Bamin, i cili është Drejtori i Urbanistikës në Bashkine Tepelenë.

Të nderuar banorë të Memaliajt, pazaret e korrupsioni ju kanë lënë pa ujësjellës!!! Ai është prokuruar nga kreu actual i bashkisë për të vjedhur.

Ja pse ju banorë të Memaliajt po dëgjoni përsëri premtime të reja, edhe më të bukura se ndërtimi i Ujësjllësit të ri, vetëm që të harrohet gënjeshtra e vjetër dhe korrupsioni i madh pas saj.

Po SPAK cfarë pret? Ftojmë KLSH të hapë një audit urgjent mbi këtë aferë.

Ka të paktën dy cështje që vihen re lehtësisht dhe pa pasur nevojë eksperizë të thelluar:

  • Afati i punimeve nuk është respektuar, por tejkaluar, dhe
  • Përfitues direkt i tenderit është kompania e një drejtori të bashkisë fqinje të Tepelenës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.