Gjykata e Apelit zgjodhi të publikojë arsyetimin e vendimit të saj marrë më shumë se dy muaj më parë për simbolet dhe vulën e PD, vetëm tri ditë para votimeve.
Apeli në mënyrë krejtësisht antiligjore dhe kundër fakteve vendosi rrëmbimin e PD nga një grup i vogël miqsh në këtë parti duke përfshirë vulën dhe simbolet e saj.
Partia e Gjykatës së Apelit nuk arriti të nxirrte as 15 kandidatë nga 61 gjithsej në zgjedhje lokale ndërsa nuk gjen dot njerëz për komisionet zgjedhore.
Vendimi i Apelit është një vendim kundër opozitës dhe pluralizmit politik.
Në 90 faqe argument bie në sy në çdo paragraf manipulimi i 3 gjyqtarëve me procedurën kundër procesit. Ky është një rast studimi për të gjetur se si gjyqësori mund të rrënojë demokracinë nëse vihen në shërbim të pushtetit.
3 gjyqtarët janë Elona Mihali kryesuese, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/