Rrahja në Miliska, drejtori socialist i Fierzës rrah demokratin

Rrahja në Miliska, drejtori socialist i Fierzës rrah demokratin

66
0
Shares

Një grup i armatosur i drejtuar nga Drejtori i Hec-it Fierzë Vasil Muslija me djalin e tij dhe shtetasin Zamir Sadiku, te tre përfaqësues të PS-së, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin bashkë shtetasit: Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, aktivistë të PD-së, i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika dhe më lehtë vëllai i tij Bledari, raporton syri.net.

Të tre personat Vasili, djali i tij dhe Zamiri kanë lëvizur ditët e fundit të armatosur dhe gjatë këtyre ditëve po vazhdojnë me presione e shantazhe ndaj qytetarëve të kësaj zone.

Si e raportoi policia:

Policia ka marrë njoftim se në aksin rrugor rural Miliska-Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut”, kishte ndodhur një konflikt mes disa shtetasve.

Nga deklarimi i dhënë nga shtetasi B. N., (i dëmtuar), dyshohet se:

Shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, shtetasin R. M., dhe shtetasin S. S., banues në fshatin Fierzë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin B. N.

Shtetasi B. N., si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë, dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ka dhënë deklarim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë, autorët e dyshuar, shtetasit V. M., R. M., dhe S. S., dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime procedurale.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY