Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia e Durrësit merr në mbrojtje dy rrugaçët e Rilindjes në Sukth

06/05/2023
Inspektori i hetimit tatimor dhe drejtues i PS,  2 milionë lekë rryshfet për biznes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga një reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës merret vesh se si policia justifikon e mbron dy rrugaçë të Rilindjes që kërcënojnë njerëzit të mos mbështesin kandidatin e opozitës.

Sot 2 gangsterë zorraxhi në Sukth që e shesin b*thën për një pjatë me qebaba dhe një verë me solucion në shërbim të atyre që bëjmë kokainën, trojet në plazh dhe tenderat e kesh dhe ujësjellësit të Durrësit.

FRPD e denoncoi kërcënimin që ata morën në Sukth. Policia shkoi atje i mori në pyetje dhe tani përfshin në deklaratën më poshtë justifikimin e tyre se nuk duhej të hidhnin letra në shtëpi e rrugë, çështje mjedisi të pastër, nënkupton policia dhe jo politike.

Kjo polici që qenka në Durrës nuk duhet të harrojë se do të zbohen nga qytetarët fill pas rikthimit të demokracisë. Dhe ata kërcënuesit do të futin kokën në pleh si legena, njësoj siç u fshehën e u bënë pula spiunët e sigurimit në 91.

Tani kjo deklarata e pistë e policisë së Durrësit që bën avokatinë e atyre që bëjnë presion kundër lirisë së votës:

Në lidhje me deklaratën e bërë në media, nga kryetari i degës së FRPD në Durrës, sqarojmë opinonin publik se:

Më datë 06.05.2023, rreth orës 14:00, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka njoftuar me telefon se rreth orës 13:00, në një lagje në Sukth, Durrës, një grup prej 6-7 personash kishin qenë në këtë lagje, me një automjet me logo të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe sipas tyre, dy shtetas që drejtonin dy automjete, i kishin kërcënuar me fjalë që të largoheshin nga lagjja.

Në këto kushte është ftuar për të bërë kallëzim, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por deri në këto momente nuk është paraqitur as ai dhe asnjë shtetas tjetër, për të bërë kallëzim në lidhje me pretendimin e ngritur gjatë telefonatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së telefonatës, kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar në adresën e dhënë.

Pas informacioneve të marra, është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Durrës, i dy personave, konkretisht shtetasve F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Sukth, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar njeri, por kanë debatuar me personat që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm, do t’i dërgohen Prokurorisë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron opinonin publik se deklarata e bërë sot nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik, është tërësisht e pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës siguron qytetarët dhe të gjitha subjektet politike, se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit e të sigurisë, me qëllim mbarëvajtjen sa më të sigurtë të fushatës zgjedhore dhe se deri tani, në qarkun e Durrësit, nuk ka asnjë rast të cenimit të këtij procesi.

Në funksion të mbarëvajtjes sa më të qetë e të sigurtë të të gjithë procesit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke mos përhapur panik me deklarata të pabazuara në fakte dhe fton cilindo që ndeshet me çfarëdolloj paligjshmërie, që të denoncojë në numrin pa pagesë 112, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm dhe profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.