EMRI/ Kapet në Tiranë trafikanti, u dënua me 7 vjet burg

EMRI/ Kapet në Tiranë trafikanti, u dënua me 7 vjet burg

34
0
Shares

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Dalliu”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY