I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet në Spille

I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet në Spille

28
0
Shares

Vihet në pranga një 30-vjeçar i kërkuar për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuaruar kriminal.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Spille, u bë lokalizini dhe arrestimi i shtetasit J. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY