“1 km në tynelin e Kalimashit kushtoi 17 milionë euro, por rruga...

“1 km në tynelin e Kalimashit kushtoi 17 milionë euro, por rruga në Farkë shkoi dyfishi”

41
0
Shares

Shqiptarët ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit, sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha në Fushë Arrëz.

Detajet:

Po a ndryshoi gjë në 9 vite. Më falni, 3 ditë më parë Banka Botërore deklaroi se Shqipëria është vendi në të cilin vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike.

Ja pra pse ikin, ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre. Ikin dhe vëtëm ikin. Ikin sepse, do më falni, do të bisedojmë pa fjalim, do bisedojmë sepse kjo është votë për ju, për çdo qytetar. Kjo nuk është votë për Edi Ramën, as për Sali Berishën, por është votë për veten tënde.
Çfarë ndodh? Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë. Paratë ky, ka dyfishuat taksat. Vitin e kaluar 2022, ka mbledhur nga taksat tuaja, 5.8 miliardë euro. Ne i kishim taksat e përgjysmuara. Ne kemi filozofi tjetër. Ne besojmë se paratë në xhepat tuaj, janë më të dobishme për shoqërinë se sa në arkën e shtetit. Por kjo është njëra anë. Ka mbledhur 5.8 miliardë.

Në vitin 2013 kemi mbledhur 3.8 miliardë. Me këto para dyfishuam rrogat, pensionet, ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë. Qindra kilometra në çdo rreth. Ndërtuam mbi 1300 shkolla e kopshte. Çfarë ka bërë zotëria? Ku janë paratë tuaja. Paratë tuaja janë në xhepat e qeveritarëve dhe klientelës së tij. Sepse ky ndërton një rrugë 24 milionë euro kilometri në fushë.

Tuneli i Kalimashit, me gjithë problemet që pati, ka kushtuar 17 milionë euro kilometri, në një kohë kur tuneli i Kërrabës ka kushtuar 14 mln euro kilometri. Në një kohë kur në Europë, në fushë ndërtohet me 2 ose 3 mln euro kilometri. Ai vjedh dhe vetëm vjedh. Prokurojnë për së pari, për së dyti e me radhë.

Po vodhi kryeministri të gjithë të tjerët zinxhir vjedhin sa të munden. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri, kjo ka ndodhur me qeveritë vendore, kjo ka ndodhur me drejtoritë e tij kudo që janë. Ndaj dhe rrugët nuk ndërtohen, rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten dhe njerëzit nuk kanë alternativë veç se të ikin me shpresë se diku do të mund të gjejnë një qoshe ku të kenë më pak dhimbje ekonomike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY