Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti.
Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër.
Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.
Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje.
Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, kerkojnë të largohen.
Qytetet tona po shuhen.
Rinia po zhduket.
Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.
E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët
Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushtet për dëbimin tuaj.
Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.
Vota për Edi Ramën nxitshpopullimin.
Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë.
Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik.
Socialistë, demokratë, i pa parti.
Jeni njësoj të vjedhur.
Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.
Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.
Në 14 Maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/