Këshilltari në listën e PS në Durrës i inkriminuar, detajet

Këshilltari në listën e PS në Durrës i inkriminuar, detajet

37
0
Shares

Rezulton se personi i renditur i pesti në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, nga PS,0 Munir Konesha është pjesë dosjes hetimore të Bulqizës ku i dënuar është edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla që ndodhet aktualisht në burg.

Detajet nga Jola Hysaj, sekretare për MP në PD:

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, i cili është vënë në pranga nga SPAK në një lokal me Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit. Nga hetimet rezulton se “2AF” kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara, dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish, duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e Bulqizës dhe rrjedhimisht, duke fituar tenderin 3 milionë eurosh. Në dosje thuhet se Lefter Alla përdorte dhe makinat e Koneshës për të udhëtuar, një prej të cilave ishte e markës “Range Rover” me targa AA009XH.

Kompania “2 AF ALBANIA GROUP” është në pronësi të Munir Konesha 80% të aksioneve dhe Aqif Konesha me 20 % të aksioneve. Kjo faktohet nga të dhënat e regjistruar të biznesit në QKB. Referuar të dhënave zyrtare të Open Corporates.al rezulton se:

I. Ortak themelues i shoqërisë është Aqif Konesha me 100% të kapitalit.

II. Më datë 11.06.2016, me anë të kontratës së dhurimit, Aqif Konesha dhuron 80% të kuotave në favor të ortakut të ri, Munir Konesha. Aqif Konesha mbetet me 20% të kuotave.

III. Më datë 21.07.2016, me anë të kontratës se dhurimit, Munir Konesha dhuron 49% te kuotave ne favor te shoqerise “Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqize” (ish Tenestia). Pas dhurimit të kuotave, Munir Konesha bëhet ortak me 31% te kapitalit.

IV. Më datë 04.08.2021, me anë të kontratës së dhurimit, shoqëria “Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë” (ish Tenestia) dhuron 49% të kapitalit në favor të Munir Konesha. Pas dhurimit të kuotave, largohet ortaku shoqëria “Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë” (ish Tenestia), ndërsa Munir Konesha bëhet ortak me 80% të kapitalit.

Nga hetimet rezulton se Lefter Alla, në 16 prill 2021, ka udhëtuar jashtë vendit me makinën e kompanisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Në 9 mars 2020, Alla ka udhëtuar jashtë vendit bashkë me Aqif Koneshën, me makinën e këtij të fundit.

Pra, dokumentet tregojnë se si një person i përfshirë në një dosje në hetim është kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në qytetin e Durrësit, nën logon e Partisë Socialiste.

Jo vetëm kaq, por të dhënat nga dega e thesarit tregojnë se kjo kompani ka përfituar tendera nga bashkia e Durrësit, por edhe në Tiranë. Në total rezulton se janë kryer 118 transaksione në vlerën 182,929,434.00.

Dy transaksionet e fundit janë kryer në datën 22 shkurt të këtij viti. Pra lidhjet dhe përfitimet e kësaj kompanie, ku 80% të aksioneve e ka në zotërim Munir Konesha ka përfituar para nga taksat e shqiptarëve prej kohësh, ndërsa tani kërkon një karrige ne këshillin bashkiak të qytetit bregdetar.

I bëjmë thirrje KQZ të bëjë detyrën dhe të kontrollojë statusin juridik të Koneshës. Kandidatët që po hetohen nga drejtësia duhet të terhiqen nga gara, ose të përjashtohen nga gara derisa të sqarojnë raportin e tyre me ligjin.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY