Berisha: 7 kilometra të rrugës Tiranë-Elbasan kushtuan 180 milionë euro. Këta vetëm...

Berisha: 7 kilometra të rrugës Tiranë-Elbasan kushtuan 180 milionë euro. Këta vetëm vjedhin dhe vjedhin!

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Librazhd se 7 kilometra të rrugës Tiranë-Elbasan kushtuan 180 milionë euro. Këta vetëm vjedhin dhe vjedhin!

Argumentat:

Librazhdi po ta shohësh është një rreth me pyje, me ujë, me gjelbërim shumë të fuqishëm. Nuk ka rreth më të bekuar se Librazhdi sepse pasuria e pasurive është uji.
Çfarë ka ndodhur me ujin? Ka 10 vite në pushtet. Më thoni pak, si është furnizimi me ujë i Librazhdit? Keq e më keq. Si është i Tiranës? Si e më zi.

Çarë ndodh, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Unë mendoj se çdo qytetar duhet të votojë për veten e tij.
Edi Rama nuk e meriton votën kurrë në këto zgjedhje.
Për shkak të dyfishimit të taksave, ai ka inkasuar në arkën e shtetit, 5.8 miliardë euro në vit. Në vitin 2013, me gjysmën e taksave kemi inkasuar 3.8 miliardë. Pra, dy miliardë euro më shumë në vit ka marrë nga taksat. Ku shkuan ato?

Deri në vitin 2013, rrogat u dyfishuan, dolëm në krye të vendeve të rajonit. Po pse dolëm? Sepse qytetarët e meritojnë sepse Shqipëria është një vend shumë i pasur. Dhe përsëri me ato 3.8 miliardë u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, qindra ujësjellësa, 1300 objekte arsimore.
Por prapë u dyfishuan rrogat dhe pensionet.

Ku shkojnë këto para? Këto vetëm vidhen. Ndërtohet rruga me 24 milionë euro kilometri, ndërkohë kur në të gjithë Europën, ajo ndërtohet me 2 maksimumi 3 milionë euro.
Ju e dini autostradën Elbasan-Tiranë dhe e dini që u inaugurua në vitin 2013 përveç një segmenti 7 kilometra Ibë-Farkë. Rruga u prokurua e tëra për t’u dorëzuar përfundimisht me 255 milionë euro, përfshi tunelin.

Rruga ka shkuar 430 milionë euro. Ato 7 kilometra kanë kushtuar 180 milionë euro.
Pra, ndokush që mendon se ato nuk janë paratë tona, gabon fatalist. Ato janë vetëm tuajat.
Qeveria nuk prodhon para, ajo mbledh taksat tuaja, mundin tuaj, djersën tuaj dhe është e detyruar ta kthejë në rrugë, shkolla, ujësjellësa, kanalizime.
Ju votoni për veten tuaj, vota për Edi Ramën është një votë për t’u vjedhur më shumë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, ish-kreu se ai do ikë me siguri, deklaron se ka mbjellë 1 milion fidane. Parku i madh i Tiranës ka gjithsej 32 mijë pemë. Është 57 hektarë. 1 milionë hektarë duan një sipërfaqe nga 600 deri në 900 hektarë.
Ka vjedhur me faturën e fidaneve. Ka blerë fidane me 5500 euro një pishë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY