Bardh Spahia zbardh programin për fermerët shkodranë. 7 pikat e programit

Bardh Spahia zbardh programin për fermerët shkodranë. 7 pikat e programit

35
0
Shares

Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral për 4-vitet në vazhdim të kandidatit të opozitës për Shkodrën, Bardh Spahia.

Gjatë takimit të organizuar me fermerët e zonës së nënShkodrës u diskutuan problematikat me të cilat hasen dhe zgjidhjet që propozon programi i Spahisë.

Pikat kryesore:

▫Investime në rrjetin kullues e vaditës
▫Ndërtim i pikave të grumbullimit
▫Krijimi i tregjeve të reja
▫Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i produkteve lokale
▫Mbështetja e fermave për të rritur të ardhurat e tyre
▫Konsolidimi i aftësive përpunuese të produkteve
▫Asistenca në sigurimin e kontratave të reja për tregtimin e produktit do të jenë disa nga orientimet bazë ku do të punojmë për të krijuar mundësitë e zhvillimit të fermave të territorit tonë.

“Bashkë me prof.Ass.Dr Gjok Vuksanin, drejtues i departamentit të Bujqësisë, Mjedisit dhe Pyjeve në PD ndamë me fermerët vizionin që ne kemi për zhvillimin e këtij sektori. Një pikë e fortë e punës në terren do të jetë ajo për shmangien e përmbytjeve, ku rol kryesor luajnë investimet qeveritare që fatkeqësisht në këto 10 vite kanë munguar. Me veçoritë që paraqesin njësitë administrative të Shkodrës mbështetja e zhvillimit të agroturizmave, bujtinave të vogla pritëse, do të jetë një pikë e fortë e mandatit tonë”, deklaroi Spahia pas takimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY