Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...