Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama nuk pranon të ballafaqohet para qytetarëve. Del burri dy metra nga sheshi, në shesh me zorrë në gojë

28/04/2023
Berisha: Rama nuk pranon të ballafaqohet para qytetarëve. Del burri dy metra nga sheshi, në shesh me zorrë në gojë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot nga Lushnja se Rama nuk pranon të ballafaqohet para qytetarëve. Del burri dy metra nga sheshi, në shesh me zorrë në gojë.

Sali Berisha:Pastaj nga Shqipëria, para nesh, para syve tanë, u zhduk më shumë se një gjeneratë, 1 milionë shqiptarë. Prej tyre 800 mijë të rinj. Nuk ka më dramatike. Me dhjetëra mijëra biznese falimentuan. Falimentuan nga dyfishimi i taksave, falimentuan para së gjithash nga konkurrenca e pandershme.
Një biznesmen i ndershëm që ka djersitur që nga vitet 1990 e deri më sot, me djersën e tij, gjen papritmas një fqinj, i cili nuk ka djersitur asnjë ditë. Ose ka transportuar një thes me drogë, ose ka marrë pa konkurrencë një tender, shumë milionë euro dhe mbin brenda natës biznesmen dhe e falimenton atë që ka djersitur gjithë jetën.

Vërshim me ‘Ballkanin e Hapur’ të prodhimeve të Shumadisë në Shqipëri, asnjë mbrojtje për fermerët e Myzeqesë. Subvencionet 5 herë më të ulëta se në Kosovë, 7-8 herë më të ulëta se mesatarja e rajonit. Të gjitha këto ua thërrmojnë ëndërrat, i detyrojnë të shkatërrojnë fermat, të therin lopët, të prishin serat, të largohen, të largohen ku të munden.

Kjo po ndodh dhe megjithatë, ky zotëri ka zgjedhur një mënyrë për fushatë. Asnjë ballafaqim kandidatët e tyre, me kandidatët rivalë, asnjë ballafaqim. Ai vetë nuk pranon të ballafaqohet para qytetarëve, por çdo politikan ka detyrim absolut të dalë para qytetarëve, të ballafaqohet me rivalin, por edhe qytetarët të marrin pjesë në atë ballafaqim dhe ti bëjnë çdo pyetje, ti paraqesin çdo dokument, ti bëjnë radiografinë dhe pastaj të kërkojnë votën.

Kurse ky, mashtrimin, mashtrimin dhe vetëm mashtrimin. Del burri dy metra nga një shesh, në një shesh tjetër me zorrë në gojë, nuk ka më turp. Dhe e bën këtë me qëllimin djallëzor, që njerëzit të mos merren me vjedhjet e tij, të mos merren me faktin se ai udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro vetëm udhëtime me avion taksi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.