DENONCIMI/ A kushton kjo kolibja në Golem 2 milionë euro. Bashkia e...

DENONCIMI/ A kushton kjo kolibja në Golem 2 milionë euro. Bashkia e Kavajës thotë ‘po’!

45
0
Shares

Bashkia e Kavajës ka hapur një tender me vlerë 2 miliardë lekë, afro 2 milionë euro për një kopsht në Golem në mes të fushatës.

Për këtë ka reaguar një zyrtar i opozitës në Kavajë, Hysen Kadiu.

Reagimi: Në mënyrë skandaloze dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor, pasi ka ndjere erën e humbjes, hapin në mes të fushatës tenderin megakorruptiv të rindërtimit të kopshtit dhe çerdhes së Golemit, me një fond limit sa gjysma e buxhetit të Bashkisë Kavajë.
Duke qenë se çdo tenderim është fituar në vlerën nga 90 deri në 99% të fondit limit (dukshëm tendera korruptiv) dhe pikërisht tre javë para zgjedhjeve të 14 majit, nuk tregon gjë tjetër veçse tentativën e falimentuesit të Bashkisë për të marrë “këstin” e fundit para largimit.

I bëjmë thirrje SPAK-ut të monitorojë procesin tenderues të kësaj megaafere.

Bashkia e cila është në prag falimenti, i lejon vetes të bëjë të tilla shpenzime marramendëse, tipike KÇK para largimit.

Por nuk do e arrish!
Kjo kafshatë do të ngecë në fyt!

Ps: Kjo është foto e kopshtit. A e beson dot njeri se shkon mbi 2 miliard lekë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY