Palermo, arrestohet italiani, kishte “peshkuar” 120 kg marijuanë në Shqipëri

Palermo, arrestohet italiani, kishte “peshkuar” 120 kg marijuanë në Shqipëri

62
0
Shares

Një 51-vjeçar italian është kapur sot me rreth 120 kg marijuanë, raportojnë mediat italiane.
Ivano Palermo nga Leçe, u arrestua ndërsa kthehej në brigjet e Salentos me varkën e tij 9 metra të gjatë. Para arrestimit të tij, një alarm nga zyra kundër emigracionit njoftoi efektivët e grupit kundër krimit të organizuar dhe autoritet detare të Barit, se lundërtari kishte kaluar ujërat shqiptare, duke hyrë në ato italiane.
Hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që 51-vjeçari është transferuar në burg, pas arrestimit.
Mediat italiane raportojnë se ka dyshime të forta që marijuana vinte nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY