Edi Rama u tha sot kandidatëve për kryetar bashkie të mos vendosin postera dhe fotp në mure aakund.
Madje, socialistët nuk do të bëjnë as mitingje të mëdha, për të mos shkaktuar sipas Ramës ndotje akustike.
“Jo postera ne rrugë e pastaj ngjyra zbardhet e bien copa-copa si lëkurë e zgjebes. Nuk ka nevojë për të. Duhet të bëjmë fushatë me shumë më pak ndotje akustike. Të tjerët kanë shumë arsye të bërtasin e hidhen përpjetë, u hedhshin e mbetshin në ajër. Ne nuk kemi nevojë.
“Duan të marrin peng sa më shumë Bashki, sa më shumë Shqipëri, shqiptarët për, t’u mbrojtur nga drejtësia që votonin, por që ka më pak shans që të harrojë. Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit”, tha Rama.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/