TABELAT/ Sa kanë ndryshuar tarifat e studimeve nga viti 2013

TABELAT/ Sa kanë ndryshuar tarifat e studimeve nga viti 2013

85
0
Shares

Nga Luçiano Boçi

Rektorët e Universiteteve Publike, me te drejte deklaruan me modesti se ato nuk i kanë rritur tarifat e studimit për këtë vit, në të gjitha programet e studimit.
Kanë ruajtur të njëjtin nivel të 2015, vit kur kuotat dilnin nga Ministria.
E çuditshme dhe qesharake ishte deklarata e Ministrisë.
Kjo e fundit, u justifikua pse nuk ka plotësuar detyrimin ligjor për propozim të kufirit maksimal të tarifave, që më pas ndiqet nga një VKM.
Sipas saj, “kuotat nuk u rritën dhe për këtë shkak ne nuk e pamë të arsyeshme të zbatonim ligjin”?!
trf1Arsyetim më banal, butaforik dhe më të papërgjegjshëm zor se gjen.
E habitshme, sepse Ministria me këtë tagër që i jep ligji, mund t’i kishte ulur tarifat maksimale, për degë që shkojnë deri në 450 mijë, duke vendosur një kufi 400 mijë dhe pse jo 300 mijë.
Kjo do t’i krijonte mundësi reale të rinjve e të rejave që ato të ndiqnin degën e dëshiruar, pavarësisht tarifës, sidomos në ato raste jo të pakta, kur nga një familje ka 2 apo më shumë anëtarë që vazhdojnë shkollën e lartë.
Minimalisht, kështu ministria krahas shërbimit ndaj të rinjve si detyrim politik, do kishte zbatuar dhe ligjin si detyrim kushtetues.
Përkundër kësaj nuk bëri as njërën dhe as tjetrën!!!
Për “ta sjellë në vete” dhe për t’i treguar se çfarë i kanë bërë tarifave dhe sa i kanë rritur, po paraqes tabelën e tarifave, të shoqëruar me VKM të 2013, të krahasuar me këtë të 2016!
trf2Tabela tregon qartë rritjen galopante.
Kjo si për ciklin e parë të studimeve, ashtu dhe për të dytin.
Zhvatja vazhdon…..
Kjo rritje lëviz nga 80 mijë e deri në 100 mijë, që për një familje shqiptare me të ardhura modeste apo mesatare nuk janë aspak pak për ciklin e parë!!!!
P. sh.:, në UT, degët Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Gazetari kanë qenë 229.950 lekë dhe janë bërë 300.000 lekë
Mjekësia e përgjithshme ka qenë 287.380 dhe është bërë 450.000 lekë.
Dhe kështu të gjitha me radhë…
Për të mos folur për ato të ciklit të dytë të studimeve që kanë kapur majat.
Kjo është vepra e kësaj qeverisje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY