VRASJA E BIZNESMENIT/ Gafa e policisë qipriote, si shpëtuan vrasësit serb dhe...

VRASJA E BIZNESMENIT/ Gafa e policisë qipriote, si shpëtuan vrasësit serb dhe u kontaktuan shqiptarët

70
0
Shares

Teksa autoritetet qipriote janë në kërkim të Aleks Burrelit, shqiptarit që dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së biznesmenit qipriot Fanos Kalopsidiotis më 23 Qershor në Qipro, hetimet kanë nxjerrë në dritë një gafë të rëndë të policisë vendase.
Një prej oficerëve të Interpolit, i cili ishte njoftuar Marsin e kaluar se drejt Qipros ishin nisur tre vrasës me pagesë nga Serbia, në vend që të komunikonte me zyrën e Interpolit në Beograd i telefonoi organizatorit të vrasjes në numrin që i kishin përcjellë kolegët serbë.
Kjo bëri që tre autorët e ngarkuar për vrasjen e biznesmenit të ktheheshin mbrapsht dhe t’i shpëtonin arrestimit.
Pas dështimit për kapjen e 3 vrasësve me pagesë, Inteprol Beogradi hodhi dyshime për lidhje të policisë qipriote me krimin e organizuar, ndërsa autoritetet qipriote mësohet se kanë nisur hetimet për oficerin e policisë që ishte në detyrë.
Nga ana tjetër kjo bëri që porositësi të pajtonte vrasës nga Shqipëria për të eliminuar  biznesmenin. Ishin pikërisht Aleks Burreli dhe Jani vogli ata që akuzohen se në 23 Qershor kryen atentatin me katër të vdekur, mes të cilëve edhe atentatori Jani Vogli.
Në kërkim mbetet Aleks Burreli, 48-vjeçari shqiptar që u largua nga vendngjarja pasi dogji automjetin me të cilin kreu atentatin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY