Silvio Berlusconi në terapi intensive por nën kontroll

Silvio Berlusconi në terapi intensive por nën kontroll

43
0
Shares

Silvio Berlusconi u shtrua mëngjesin e kësaj të mërkure në spital dhe ndodhet në terapi intensive për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Për momentin Berlusconi mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Bëhet fjalë për një tjetër shtrim të ish-kryeministrit, i cili e la po të njëjtin spital, San Raffaele, më 30 Mars.

Në Janar të 2022, Berlusconi u shtrua në spital për 8 ditë, ku iu nënshtrua një seri kontrollesh. Ndërsa një vit më parë, 86-vjeçari vuajti nga disa komplikacione për shkak të Covid, eksperiencë që e përshkroi si më të keqen që kishte kaluar ndonjëherë më parë në jetë.

Pasi u infektua në Shtator të 2020-s, virusi e detyroi që të shtrohej për gati 2 javë. Më pas e riktheu sërish në spital për gati 1 muaj, deri në fund të 2021-t.

Pasi ia doli të tejkalonte një operacioni tejet serioz me zemër të hapur në Qershor të 2016-s, janarin e 2 viteve më parë, ai u shtrua në qendrën kardiake të Monakos, për shkak të një problemi me aritminë. Shqetësimet iu rikthyen në Shkurt të 2021-t, kur ish-kryeministri u ndje keq në rezidencën e tij në Romë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY