SPAK: 4 arrestime në Maqedoni për kokainën e kapur në Durrës

SPAK: 4 arrestime në Maqedoni për kokainën e kapur në Durrës

30
0
Shares

4 persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Nazif Ajroskit, maqedonasit i cili në Qershor të 2021 u kap me 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Lajmi u dha nga SPAK ndërsa Gjykata e Posaçme e dënoi Ajroskin me 8 vjet burg për trafik droge, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Pas dërgimit për gjykim të të pandehurit Nazif Ajroski, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdoi hetimet në një procedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021”, thuhet në njoftimin e SPAK.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY