Ish-Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarisht i arrestuar këtë pasdite në zyrën e prokurorit të Manhattanit.
Trumpit i janë marrë shenjat e gishtave për çështjen penale për të cilën akuzohet por nuk do të vihet nën pranga dhe do të gjykohet në gjendje të lirë. Kjo për shkak se duke qenë ish-President, Trump mbahet ende në ruajtje nga Shërbimi Sekret dhe nuk ka gjasa që të arratiset apo të përpiqet që të dëmtojë hetimet ndaj tij.
Ai do të dalë në sallën e gjyqit, ku dhe do të njihet zyrtarisht me akuzat ndaj tij. Por gjykatësi nuk ka lejuar që në sallën e gjyqit të jenë të pranishme mediat dhe raportohet se nuk do të ketë asnjë fotografim të tij.
Para gjykatësit, Trump pritet të deklarohet i pafajshëm. Dalja para gjykatës do të jetë procedurë formale dhe e shpejtë. Më pas, pritet që ish-Presidenti të largohet në rezidencën e tij në Mar a Lago.
Donald Trump do të mbahet vazhdimisht nën mbrojtjen e policisë.
Ish-Presidenti akuzohet për mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë dollarë të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes rreth aferës seksuale që Trump dyshohet se ka pasur me të në 2006-n.
Donald Trump është i pari President amerikan që përballet me akuza penale. r.b





