Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Qytetarët të ndërgjegjësohen se nuk votohet ai që vjedh”

18/03/2023
“Qytetarët të ndërgjegjësohen se nuk votohet ai që vjedh”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Tiranë ne paraqesim një qytetar të vërtetë përballë fallsit më të madh, tha Berisha gjatë një takimi me drejtues të PD në Tiranë.

“Duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të ndërgjegjësohen që nuk votohet ai që të vjedh. Se vota për hajdutin është votë për mjerimin tënd, është votë për shkatërrimin e vendit.
Por si realizohet kjo? E keni në dorë ju.
Kjo kërkon një mobilizim total të anëtarësisë dhe mbështetësve tanë. Harrojini ekranet, le që i ka mbyllur qeveria, por ekranet janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët.
Shtrëngimi i duarve, bisedat, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar se hajdutët nuk votohen”, tha Berisha.

Sali Berisha:Nëse voton hajdutët, e shtyve këtë vend, këtë rrokullisje, që në Shqipëri të mos mbetet askush përveç tyre.
Ka një rëndësi kapitale kjo. Ju keni këtu pothuajse një të tretën e popullsisë.
Anëtarët tanë, mbështetësit tanë duhet të kenë një plan ditor sa njerëz do takojnë çdo ditë.
Nuk ka nevojë sot të shtojmë asgjë, ajo që mund të quhet propagandë, sot është një realitet absolut.
Në Tiranë kemi një njeri, paraqesim një qytetar të vërtetë të këtij qyteti. Një demokrat, një qytetar të virtytshëm, të shkolluar, që e do qytetin, i do qytetarët.
Ka përballë fallsin më të madh, nuk ka njeri më falls se Erion Veliaj. Fallsi është mashtrim.
Njeriu që paraqitet falls në çdo gjë, ai ka mungesë totale respekti për qytetarët. Një njeri që vjedh, vetëm taksa antikushtetuese e arsimit ka arritur në 42 milionë euro. Me atë taksë, ai ndërton shkolla 6 milionë euro.
Një kryetar bashkie që ka katandisur Tiranën në një nga 10 qytetet më të ndotura në botë. E thotë Numbeo. E katandisi përmes kullave që ndërton dhe çrregullimit të trafikut.

Berisha: 14 maji do jetë një ditë fitore për pluralizmin, ditë fitore në Tiranë për Belind Këlliçin

Kjo fushatë për nga rëndësia e saj tejkalon çdo fushatë tjetër politike dhe vendore nga viti 1992 gjer më sot.
Sytë të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar në Tiranë. Ju keni konstatuar, ka një optimizëm të madh, ka një entuziazëm të qytetarëve dhe demokratëve kudo që shkojmë.
Gjejmë një situatë të elektrizuar. Ka një vetëdije të madhe se kjo është fushatë po aq sa vendore, aq edhe politike me një rëndësi të jashtëzakonshme.
Edi Rama duhet të marrë në këtë fushatë, përgjigjen më të hidhur që meriton. Është në detyrimin e PD-së për të bërë gjithçka për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maji të jetë një ditë fitore për pluralizmin, ditë fitore në Tiranë për Belind Këllicin.
Fitore për kandidatët e lirisë, që janë sot për herë të parë në 32 vite, kandidatë të zgjedhur me procedurën më demokratike dhe të civilizuar.
Edi Rama, ju e shihni, duke filluar nga ai vetë, duke përfunduar te çdo kryebashkiak i tij, për shkak të firmave me të cilat kanë vjedhur, janë të përshtatshëm për hekura.
Është 10 herë më i inkriminuar Rama se narkotrafikanti i Bulqizës, që duhej arrestuar katër vite më parë, por ai nuk ka vjedhur as 1 të qindtën e vjedhjeve të Edi Ramës. Për këtë, duhet ta kenë të qartë çdo shqiptar.
Pra kemi me rivalë të inkriminuar kokë e këmbë, si Artur Bushi apo ky i Bulqizës, janë pa përjashtim të gjithë bashkiakët e PS, sepse kanë ndjekur shembullin e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt, me radhë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.