Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh se këto zgjedhje kanë të bëjnë me interesat dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo me debatet dhe sherret politike.
Në një intervistë në emisionin Publikisht, në TVSH, Kelliçi, theksoi se në çdo takim që ai ka në qytet, ndeshet me problemet e infrastrukturës, të trafikut, të mungesës së ujit të pishëm, dhe hallet e përditshme.
Kelliçi u shpreh se debatet për zhvillimet e brendshme në PD mbahen gjallë në media e televizione, por nuk janë prezente në terren.
Dhe pikërisht këtu, pohoi Këlliçi, është fokusuar ai, tek pritshmëritë që kanë njerëzit, qytetarët, banorët e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.
Belind Këlliçi tha se është në këtë studio me programin prej 100 faqesh, që ofron zgjidhje për problematikat e mëdha të qytetit.
I pyetur nga analistët, Abilekaj dhe Çipa për qendrimet e përfaqesuesve të ndryshëm të PD apo aleateve, Këlliçi tha se mirëpret dhe do të donte të kishte në krah çdo demokrat në këtë betejë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/