Bozdo në Task Force: Logo në plan të dytë, kandidatët janë në...

Bozdo në Task Force: Logo në plan të dytë, kandidatët janë në plan të parë

40
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo është shprehur se çështja e logos dhe vulës në zgjedhje lokale ka 20 vite që është në planin e dytë pasi PD ka marrë pjesë gjithmonë si koalicion.

Duke folur në emisionin ‘Task Force’  të Sonila Meços në syri tv ai tha për koalicionin se do të duhet të presim zyrtarizimin, por ajo që unë konfirmoj është se PD do të shkojë me një koalicioni shumë të gjerë.

“Koalicioni do të ndodhi në dy nivele, në nivelin e koalicionit në vetvete por edhe jashtë sajë për ato parti që nuk janë pjesë e këtij grupimi për shkak të rregullave të KQZ-s do të mbështesin kandidatët e primareve.

Vendimi i Gjykatës nuk ka qenë i papritur, edhe pse ishte jashtë çdo koncepti moral dhe juridik, por edhe më tej vendimi i komisionarit shtetëror të KQZ për të mos regjistruar PD është përsëri brenda pritshmërive tona. Edhe në 6 Mars jemi futur në këto kushte në zgjedhje sepse është një komplot i gjatë dhe i mirmenduar për të goditur partinë demokratike, dhe të gjitha forcat që janë në terren do të punojnë fort ta mbajnë sa më gjatë këtë gjendje.

Ne kemi dy gjëra që kemi në favorin tonë, e para është se në 20 vitet e fundit në zgjedhjet lokale PD ka dalë me koalicion dhe votuesit janë mësuar me këtë. Ndërsa koncepti i logos transferohet në plan të dytë sepse janë kandidatët në planin e parë dhe në këtë pikë nuk besoj se ka njeri dyshim se Këlliçi, Boçi, Spahia dhe shumë kandidatët të tjerë janë të partisë demokratike.

Ka një parti demokratike dhe disa deputetë nga padija ose nga kapja po dëmtojnë interesat e partisë demokratike dhe të gjithë popullit opozitar. Është në interesin tonë që debati mbi këtë çështje të përfundojë një herë e mirë pasi PD gjithmonë ka qenë pjesë e një koalicioni”, deklaroi Bozdo. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY