Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, nuk lejon asociacionin e komunave shqiptare

13/03/2023
Berisha: Nesër do komunikohen zhvillime të reja brenda koalicionit. Ky koalicion është tmerri i Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, nuk lejon asociacionin e komunave shqiptare”, tha sot nga Tirana kreu i PD, Sali Berisha.

Deklarata:

Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, që nuk respekton asnjë parim të Kushtetutës së vendit të tij, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Në një deklaratë të papërgjegjshme, kërkesës së shqiptarëve në Serbi, për një asociacion të komunave shqiptare, iu është përgjigjur me një deklaratë që do ta kishte lakmi edhe Gebëlsi po të ishte gjallë.
Ai, të drejtën e qytetarëve të lirë kudo në Europë, për të pasur në përputhje me Kushtetutën e vendit të tyre, e quajti marrëzi.
Marrëzi nuk mund të jetë kurrë e drejta e qytetarëve për asociacion. Nuk mund të pretendosh kurrë për një standard për bashkëkombasit e tu, të cilin nuk ua njeh qytetarëve të etnive të tjera.
Të gjithë pakicat mund të kenë shoqatat e tyre në përputhje me Kushtetutën, por Vuçiç e quan marrëzi këtë sepse përdor metodat më të dënueshme spastrimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Përdor metodat e çregjistrimit të detyruar, sa herë që postieri u troket në derë dhe nuk gjen njeri për të marrë lekët, paçka se i zoti i shtëpisë u vjen në dyqan duke bërë pazare. I çregjistron nga Gjendja Civile në mënyrën më absurde.
Por regjistri më i fundit dëshmoi se në këto komuna u regjistruan 130 mijë. Po të mos kishte manipuluar në mënyrë të paskrupullt dhe po të mos kishte ndjekur politika të qarta të spastrimit etnik të shqiptarëve, ky numër sot do të shkonte 170 deri në 200 mijë.

Berisha: I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj autokrati serbomadh Vuçiç

Dënoj qëndrimin e tij. Dënoj gjithashtu deklaratat se në kuadrin e tij në rajonet e Serbisë, do vizitojë Kosovën. Këto janë deklarata që rrisin tensionet në rajon.
Të gjitha këto deklarata bëhen në prag të një ngjarje shumë të rëndësishme, datës 18 mars, takimit që zhvillohet në Ohër për firmosjen e planit franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen më të gjerë ndërkombëtare, por edhe rajonale.
Të cilin kryeministri i Kosovës e ka miratuar plotësisht, por nuk e ka firmosur presidenti i serbomadhisë dhe tani nxjerr teori pas teorie. Kërkon duke i mohuar një etnie në vendin e tij të drejtën për asociacion.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj këtij autokrati serbomadh. Mbështes krijimin e asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Me politikat e tij, Vuçiç është gjeneratori kryesor i tensioneve në rajon. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.