Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1 të 3-tat

11/03/2023
Berisha: Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1 të 3-tat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie në Korçë se në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1 të 3-tat.

Sali Berisha: Ajo çka unë njerëzisht do të kërkoja nga çdo qytetare dhe qytetar i Korçës, të shtrojnë pyetjen; kur ky vend ka qenë në një ritëm shpopullimi dhe shkretëtimi në histori se sa këto 8 vite. Kemi 01/3 korçarë më pak seç kishim 8 vite më parë. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më në Shqipëri 1/3 e njerëzve tanë të dashur. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më së paku 1/3 e të rinjve tanë, e fëmijëve tanë.

Në 8 vite ne kemi emigruar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po të shtojmë, SHBA, Kanadanë e vende të tjera jashtë hapësirës Shengen, kjo shifër i kalon 1 mln. Kalon pra 1/3 e popullisë shqiptare. Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1/3.

Le të mendojmë për një moment, nëqoftëse vazhdojmë me këto qëndrime të deritanishme, e kam për të gjithë shqiptarët, nuk e kam për një grup, apo grup tjetër, nuk e kam për mbështetësit e PD-së, apo të një partie tjetër por për çdo shqiptar; le të mendojmë se do të ecim në këtë mënyrë, pas 8 vitesh do të kenë ikur 2/3 dhe ne vazhdojmë në somnambulizmin tonë. Fatkeqësitë më të mëdha njerëzimit i kanë ardhur nga ecja në këtë mënyrë, nga indiferenca ndaj të keqes.

Sot mendoj unë, ky faktor duhet të zgjojë çdo shqiptar, të shkundë çdo shqiptar. Të ndryshojmë, pse do rrokullisemi ne, të pakësohemi ne në këtë mënyrë, kur u krijuan të gjitha mundësitë që ne të prosperojmë, të begatohemi që pasuritë përrallore të këtij vendi të shndërrohen në mirësi për ne.
Unë besoj se çdo shqiptar që e ndjen veten shqiptar dhe e do këtë vend; duhet të marrë një vendim, të kontribuojë për këtë ndryshim të madh në këto zgjedhje.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.