Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi takon banorët në “Don Bosko”: Tiranës nuk i duhet dikush që kënaqet me jehonën e zërit të tij, por një administrator që zgjidh problemet.
Postimi i Këlliçit:
Juve nuk ju duhet një kryebashkiak që e vret kohën nëpër emisione televizive, një që kënaqet me jehonën e zërit të tij. Bashkisë i duhet një administrator për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të Tiranës, e jo një fotomodel që kuron imazhin e tij.
Kam zgjedhur të flas me ju nga afër, sepse jam i bindur se kjo është e vetmja mënyrë për t’ju dëgjuar dhe përballur me kritikat tuaja. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/