Berisha: PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojë...

Berisha: PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato

27
0
Shares

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp në selinë e PD në Tiranë se PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojë ato.

“Zhvillimi më pozitiv i shoqërisë shqiptare këto këto ditë ka qenë starti entuziast, i fuqishëm i fushatës elektorale të PD-së. Ka qenë reagimi i fuqishëm i qytetarëve në mbarë vendin, ju e patë, Mallakastra dhe Lezha ishin në zenitin e besimit, në zenitin e reagimit, ndaj përpjekjeve primitive, ndaj përpjekjeve të pashembullta në 32 vite të Edi Ramës për të fituar zgjedhjet me fasadë-veglat e tij”, tha Berisha.

Berisha tha se ekziston një klimë e jashtëzakonshme dhe se Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Ballkanit, është absolutisht i pashpresë.

“Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo çka duket është në këtë rast fenomeni i kupës. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën

“Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin in-ekstremis, të njeriut të tmerruar, që rryma po e çon drejt McGonigalit, dhe që përpiqet të kapet në fije bari si Brava dhe Alibasha.

Edi Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën”, tha kreu i PD-së.

Berisha tha se PD është parti që ka një kauzë të drejtë, një kauzë që është njëkohësisht kauza e mbarë shqiptarëve, që duan një Shqipëri demokratike.

“PD shkon në këto zgjedhje si një forcë më e lirë në historinë e saj. Për herë të parë ajo shkon me kandidatura të dala me votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, pra kandidaturat të lirisë.

Këto janë arsyet e këtij starti entuziast, që do shndërrohet në cunam për të arkivuar monizmin e Edi Ramës dhe shërbimet ndaj tij të Lulzim Bravës dhe Alibashës”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY