Kandidati për Tiranën Belind Këlliçi takon banorët në Baldushk: Ne takojmë qytetarët,...

Kandidati për Tiranën Belind Këlliçi takon banorët në Baldushk: Ne takojmë qytetarët, Veliaj takon administratën

39
0
Shares

Kandidati i Partisë Demokratike në kuadër të turit të takimeve që ka ndërmarrë në Tiranë dhe rrethina, zhvilloi një bisedë me banorë të njësisë administrative Baldushk.

Gjatë takimit banorët u shprehën se fshati i tyre megjithëse është vetëm pak minuta larg Tiranës, sërish është lënë pas dore nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Mungojnë investimet në infrastrukturë ndërkohë që sipas tyre Erion Veliaj edhe kur shkon, vetëm flet me administratën dhe largohet.

“Për gjënë më të vogël fshatari futet në burg. Shikoni si ka mbetur sera asnjë nuk kujtohet të pyesë si I keni hallet” tha një prej banorëve. Sipas tyre Veliaj dhe në ato pak raste kur ka shkuar, ka folur vetëm me administratën dhe është larguar.

“E kam thënë dhe më parë, ne po bëjmë takime me qytetarët ai po bën takime me administratën. Vjen mban fjalën para tyre, jemi mirë shumë, durtrokasin dhe ikin ” tha Këllici.

Kandidati i PD premtoi se pas 14 majit, Baldushku do ketë një administrator zonal që do zgjidhet prej vetë banorëve dhe jo një të emëruar nga nga Kryetari i Bashkisë, siç ka ndodhur deri më tani. Sipas tij, vetëm një njeri që zgjidhet me miratimit e banorëve të zonës mund tu qëndrojë pranë halleve të tyre.

Një tjetër banor u shpreh se dhe ato pak investime bëhen me preferencë elektorale.

“Një lagje e tërë, nuk ka rrugë, dhe vjen e hedh atje ku nuk ka nevojë. Pra për tre shtëpi që votojnë majtas është gati të harxhojë 300 milionë dhe dhjetra të tjera nuik kanë së nga të kalojnë, përse se nuk të japin votën. Po mirë votën sduan ta japin, ama taqksat i paguajnë njësoj” tha një tjetër banor gjatë takimit.

Një problem sipas tyre është dhe liqeni I fshatit që përdorej për vaditje, i cili jo vetëm që nuk riparohet nga bashkia, por dhe kur banorët tentojnë të ndërhyjnë me shpenzimet e tyre, I vjen policia bashkiake dhe ja konsoideron ndërtim pa leje.

Në lidhje me kjëtë çështje Këlliçi tha: “Është pikërisht ajo polici Bashkiake e cila nuk e ka parë atë kullën pa leje që është bërë përballë zyrës së Veliajt nga klienti i tij dhe  para një muaj I dha si shpërblim edhe një tjetër leje ndërtime aty ku ka qenë qendra rinore Armando Lilos. Pra për njerzit e thjeshtë për qytetarin për fshatarin është huri të fut Brenda në burg për dhjetë mijë lek të vjetra, pse ke hap një dritare, apo pse ke ndërruar pllakat e shtëpisë për kloinetët e tij ka tjetër sjellje” tha kandidati pë Tiranën, Belind Këlliçi.

Duke iu kërkuar votën e tyre më 14 maj, Këlliçi u shpreh se ka ardhur koha që Bashkia të mos shihet më si institucion për të mbaruar punët e kryeministrit, Erion Veliajt, klientëve të tij dhe enturazhit politik, por të merret me gjëra konkrete që prekin jetën e qytetarëve, siç ishin dhe problemet që ngritën banorët e Baldushkut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY