KQZ ka refuzuar sot regjistrimin e partisë Lëvizja Bashkë në zgjedhje si dhe kandidatit të saj për kryetar bashkie, Arlind Qorri.
Një ditë më parë Qorri e kishte lajmëruar një vendim të tillë duke patur parasysh se gjykata e Tiranës nuk ia regjistron të dhënat partisë së tij nën ndikimin e Erion Veliajt. Qorri është një aktivist i majtë mjaft i njohur për aksionet e organizatës së tij. Veliaj e shikonte si rrezik për stokun e tij të votave dhe përdori gjykatën e Tiranës për bllokimin e tij.
”KQZ do të shprehet për regjistrimin e Lëvizjes BASHKË në zgjedhjet lokale. Ligji, në frymë e në germë, kërkon që KQZ të mos krijojë asnjë pengesë. Po në shtetin e Maliqëve, e paarsyeshmja bëhet e arsyeshme dhe e paligjshmja shitet si ligj. Ndaj ne kemi nevojë për gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tuaj që Lëvizja BASHKË të marrë pjesë në zgjedhje dhe të ketë mundësi të fitojë përkrahjen e qytetarëve për të ndryshuar fatet e qytetit dhe të mbarë vendit”, deklaronte Arlind Qorri një ditë para vendimit të KQZ. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/