Kryeministri Edi Rama tha sot pas mbledhjes së kryesisë së PS se është i sigurtë në fitoren e tij në zgjedhjet lokale ndërsa konfirmoi se do të ketë emra të rinj në garë nga PS.
Në vijim ai pati një përgjigje të ashpër përgjigje të ashpër ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, në lidhje me deklarazën e tij se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.
“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët te selia e PS.
Gjatë një interviste televizive, Ahmetaj ishte shprehur se Rama nuk duhet të bëjë rolin e gjykatësit.
Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje.Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt,” ishte deklarata e Arben Ahmetajt në Opinion. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/