Kreu i PD, Sali Berisha ka hapur fushatën zgjedhore pikërisht në Mallakastër, aty ku kreu i grupit të Bashës, deputeti Alibeaj ka edhe mbështetje të fortë.
Prezantimi i kandidatit të PD:
Sot kemi edhe një tjetër ngjarje të madhe. Ne paraqesim para jush kandidatin për kryetar bashkie, të Mallakastrës zotin Resmi Shano, i cili është një bir i juaj, i cili siç e dini, e njihni me respekt, me dashuri me përkushtim është kujdesur vite e vite dhe ka mësuar fëmijët tuaj.
Ai përfaqëson një familje dinjitoze mallakastriote, ai përfaqëson vyrtitet, moralin e shkëlqyer të mallakastriotëve. Ai ka për ju respektin dhe dashurinë më të madhe.
Prandaj vijmë këtu me shumë krenari për ta paraqitur para jush. Vijmë këtu për të çelur gjithashtu fushatën elektorale të fitores së PD-së. Resmiu është kandidati që ka mbështetjen e plotë dhe totale të PD-së dhe Sali Berishës. Por Resmiu është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju me votën tuaj të lirë.
Nuk vjen nga zyrat e askërkujtë, vjen nga ju, nga dëshira juaj.
Kandidati i Edi Ramës është kandidati i Rama-Gonigal i mafiozëve, i bandave, i krimeve dhe vjedhjeve. Atë se lidh asgjë me ju. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/