Vendimi i gjykatës së Tiranës që hedh në kosh ankimimin e Alibeaj...

Vendimi i gjykatës së Tiranës që hedh në kosh ankimimin e Alibeaj për vendimin e Zhukrit. Publikohet për herë të parë

87
0
Shares

Juristi Ylli Manjani ka publikuar këtë mbrëmje vendimin e gjyqtarit Arben Konstadini ku thuhet fjalë për fjalë që PD e Bashës nuk është palë në gjyqin e Rithemelimit për regjistrim.

Ky konstatim e bën të pavlerë ankimimin ne Apel dhe gjyqtarët duhet të vendosin mosshqyrtimin e tij.

Postimi i Manjanit:

Olta, Edi, Luli, Lejdi&co!

Mos hidhni poshtë Kushtetutën, ligjin dhe shtetin për llogari votash!

Vulaxhinjtë nuk kanë dashur të jenë palë në procedurat e rregjistrimit të statutin të rithemelimit. As nuk kanë qenë e as NUK KANË DASHUR të jenë, sepse nuk e kanë ankimuar këtë vendim të gjyqtarit Papakostandini.

Ky vendim ndër të tjera thotë se “….Përfaqësuesit e Lulzim Bashës, nuk janë palë në gjykim”.

Lexojeni vetë vendimin, në paragrafin e fundit të tij, para fjalës VENDOSI.

Pra ata nuk janë palë dhe nuk ka gjyq Apeli për të bërë, por thjesht rrefuzim shqyrtimi dhe lejimin e PD të regjistrojë ndryshimet rregullisht.

Ky është ligji!

Nëse Olta, Edi,Luli, dreqi apo të bijtë kanë një teori tjetër, ajo quhet diktaturë!

Po edhe sikur ata të jenë me ligjin, prap nuk mund të zëvendësojnë gjykatën!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY