“Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka...

“Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë“

36
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me demokratë të Tiranës se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë.

Deklarata:

Vetëm dje Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij.

Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në atë troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij.

Berisha: Drejtësia një segment i PS, Gjykata Kushtetuese shkeli mbi veten për vendimin e mandatit të Xhaçkës

Edi Rama dhe kjo qeveri duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet kanë shndërruar drejtësinë në degë të PS-së, një një drejtori të ekzekutivit të saj. Asnjë shqiptar nuk pret më që e drejta e tij ti sanksionohet në një proces gjyqësor kur ai kërkon. Së pari do ti duhen 10-15 vite për tu gjykuar, duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet për të afruar vendimin dhe pastaj aty fiton ai që paguan më shumë.

Kurrë ndonjëherë përveç diktakturës hoxhiste, drejtësia nuk ka qenë nën një kontroll të tillë. Ju e patë Gjykatën Kushtetuese. Qëndruam 4 vite pa gjykatë, tani që është plotësuar merr vendimet më antikushtetuese, më antiligjore në tërë historinë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese para kësaj, nuk është se nuk kishte të meta e defekte, por tre mandate të qeveritarëve të lartë që kishin përdorur pushtetin për tu pasuruar vetë, ua hoqi pa koment, duke patur edhe funksione e lidhje të forta, por diktimi i Kushtetutës ishte i atillë që nuk lejonte vendim tjetër.
Kurse kjo gjykatë, duke shkelmuar mbi të gjithë precedentët, mbi veten e saj dhe Kushtetutën refuzoi të heqë mandatin e Olta Xhaçkës. Një ministre që bëhet vetë dhe kunatën investitor strategjik, por që mbrohet për korrupsionin e saj nga Edi Rama dhe Gjykata Kushtetuese.

Hakmarrja për drejtësi’ ka vrarë 17 shqiptarë të dokumentuara, të faktuara, ka 29 grabitje me armë. Sot ata u shpallën të pafajshëm nga gjykatat e kontrolluara nga Edi Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY