Thirret në polici edhe shoqja e Joy, 22 vjeçares keniane që u...

Thirret në polici edhe shoqja e Joy, 22 vjeçares keniane që u vra në Tiranë

74
0
Shares

Policia e Tiranës mori në pyetje ditët e fundit shoqen e dhomës së 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila u masakrua dhe më pas u hodh nga dritarja e dhomës së hostelit në gusht të 2022 duke rënë për 6 muaj në koma deri sa dha frymën e fundit.

Hetuesit i kanë kërkuar asaj më shumë të dhëna për kontaktet që e reja kishte pasur me të dhe mënyrën se si shoqja e saj kishte konstatuar ngjarjen e rëndë pasi ishte ajo që të nesërmen gjeti trupin e shoqes së saj pranë banesës.

Një ditë më parë në pyetje për këtë ngjarje u rimor edhe shoferi i kazinosë ku punonte viktima, Rodi Braçi, 32 vjeç. Ai dyshohet të jetë një nga kontaktet e fundit që keniania ka patur mbrëmjen kur ndodhi ngjarja.

Policia dhe Prokuroria ende nuk ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të renë pasi në marrëveshje e fshehën ngjarjen nga publiku dhe nuk kryen hetime derisa krimin e publikoi e ëma që erdhi nga Kenia.

Një prej pistave ku hetuesit kërkojnë të gjejnë prova është ekspertimi I celularit të viktimës, me qëllim nxjerrjen e kontakteve të saj të fundit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY