Mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi fo të mbahet besër bë Podgoricë.
Në përfundim të mbledhjes do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët dhe Marrëveshja Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Po ashtu do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshje:
–Deklaratë e Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës sëShqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi DritanAbazovic, në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqiperisë dhe Malit të Zi
-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndertimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)
-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)
–Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic).
–Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhemenaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrësdhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe ZhvillimitRural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.
(Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic).
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit tëbimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tëRepublikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisëdhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)
–Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dheMinistri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dheSportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës sëShqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi(Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja përRininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dheRinisë Vasilije Llalloshevic.)
-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministri i kulturës dhe Medias sëMalit të Zi Masha Vllahovic)
-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisësë Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë sëMbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dheDrejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic)
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic). a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/