Tha ‘ndjesë pastë’ mes Parlamentit, për deputetin shëndosh si molla, çfarë duan...

Tha ‘ndjesë pastë’ mes Parlamentit, për deputetin shëndosh si molla, çfarë duan ti bëjnë Elisa Spiropalit

48
0
Shares

Kërkojmë zyrtarisht përjashtimin 10 ditë nga kuvendi të Elisa Spiropalit për gjuhën e përdorur në drejtim të deputetit Edmond Spaho, njofton sot deputetja e PD, Ina Zhupa.

“Duke përfituar nga përjashtimi pa rregulla i bërë deputetit Spaho dhe mos prezenca e tij në sallë që të merrte përgjigjen që meritonte, Elisa Spiropali nxorri arsenalin e saj fyes që i shkon përshtat komunikimit që përdorin rilindasit në zyrat e shtetit por që nuk përputhet me kodin etik të kuvendit.

Në parlament e kanë bërë zakon të fyejnë dhe të mallkojnë pa pyetur për kod etik sepse kanë kartonat e mandateve të blera që i mbrojnë dhe rregulloren e kanë kthyer në copë letër për recitim parlamentar”, deklaroi Zhupa.

Në seancën e fundit deputetja dhe ministrja Elisa Spiropali krejt papritur filloi fjalën e saj me një tekst që përdoret në vdekje. “Ndjes pastë Edmond Spaho dhe e them me dhimbje këtë…”, tha ajo duke krijuar një situatë të pakëndshme jo vetëm brenda parlamentit por edhe tek mijëra ndjekës të tv anëmbanë vendit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY